Princi Harry mbërrin në Gjykatën e Lartë në Londër, nis seancën kundër Daily Mail

Princi Harry mbërrin në Gjykatën e Lartë në Londër, nis seancën kundër Daily Mail

14:00, 27/03/2023

Princi Harry mbërriti në Gjykatën e Lartë ndërsa do të nisë një seancë katër-ditore në një çështje për mbrojtjen e të dhënave kundër Daily Mail.

Kjo është hera e parë e Dukës së Sussex-it në Mbretëri që nga funerali i gjyshes së tij shtatorin e kaluar dhe që nga publikimi i “Spare” në janar.

Udhëtimi i Harry-t gjithashtu vjen vetëm disa javë para kurorëzimit të babait të tij më 6 maj, dhe nuk dihet ende nëse ai dhe Meghan Markle do të marrin pjesë.

Në betejën e tij të fundit ligjore, Princi Harry bashkohet me gjashtë pretendues të tjerë, përfshirë këngëtarët Elton John dhe Elizabeth Hurley, kundër Associated Newspapers Limited (ANL) për shpërdorim të informacionit personal.

Në një deklaratë për shpalljen e veprimit ligjor, pretendohet se aktet e paligjshme përfshinin punësimin e hetuesve privatë për vendosjen e fshehtë të pajisjeve dëgjimore në makina dhe shtëpi dhe regjistrimin e bisedave telefonike private.

Prestigjozia iu kundërpërgjigj akuzave, duke i quajtur ato “shpifje absurde” dhe një “përpjekje të paramenduar dhe të orkestruar për të tërhequr lajmet e Mail-it në skandalin e hakerimit të telefonave”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco