Pavarësisht aksidenteve si ai i fundit të shkurtit në brigjet e Kalabrisë, ku pati shumë të vdekur, shumë emigrantë vazhdojnë të guxojnë të kalojnë Detin Mesdhe drejt Italisë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa gjatë 24 orëve të fundit vetëm në ishullin Lampedusa arritën më shumë se 2000 vetë, ndër ta edhe fëmijë. Ata arritën në ishull me shtatë varka.
Anija private e shpëtimit "Louise Michel" dhe anijet patrulluese të autoriteteve italiane kishin gjurmuar gjashtë nga shtatë varkat dhe u erdhën në ndihmë duke i marrë njerëzit që ishin në bord për t'i sjellë të sigurt në Lampedusa. Po sipas njoftimeve të agjencisë italiane të lajmeve Ansa të premten (24.03) në Lampedusa kishin arritur 1.778 vetë.
© SYRI.net