Franca digjet/ BBC: Qeveria shpreson vetëm që vrulli i protestave të zbehet

10:41, 24/03/2023

Më shumë se 1 milion protestues dolën në rrugë të enjten në Francë, për të reaguar kundër reformës së pensioneve.

Bashkisë së qytetit Bordo iu vu flaka, ndërsa policia përdori edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. 

Më shumë se 80 persona janë arrestuar në mbarë vendin, kurse sindikatat kanë thirrur një protestë tjetër të martën. Kjo është dita kur vendin do e vizitojë mbreti Çarls i Anglisë. Qeveria thotë se nuk duhet të ketë asnjë shqetësim për sigurinë e mbretit.

Protestuesit kundërshtojnë planin e presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e pensionit me dy vite në 64 vite. Macron e ka mbrojtur lëvizjen duke thënë se është një domosdoshmëri.

Sipas BBC, protestuesit thanë dje se legjitimitetin tani e kanë rrugët në vend.

“Sindikatat dhe e majta politike e kanë cilësuar protestën e djeshme një sukses, por se deri ku do të shkojë situata, kjo mbetet një pyetje e hapur.

Qeveria shpreson që protestat të humbasin vrullin dhe dhuna në rrugë të largojë njerëzit.

Opozita thotë se protestat nuk do të pakësohen, por sindikatat duhet të hartojnë një strategji për të ecur përpara, në vend që të premtojnë më shumë ditë si e enjtja,” raporton BBC.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco