‘Nuk është luks, por e nevojshme’, Macron ‘sfidon’ protestuesit: Refroma në pensione do të vijojë

‘Nuk është luks, por e nevojshme’, Macron ‘sfidon’ protestuesit: Refroma në pensione do të vijojë

20:39, 23/03/2023

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka sfiduar protestuesit që po djegin Parisin dhe qytetet e tjera të Francës.

Macron nuk pranon të heqë dorë nga reforma e tij në pensione, pavarësisht presionit të madh publik dhe manifestimeve të dhunshme.

“Kjo reformë nuk është një luks, as kënaqësi, por një nevojë. Në momentin që ne po flasim, ju mendoni se mua më pëlqen ta bëjë këtë reformë. Përgjigjja është jo. A mundësha që ta fshihja pluhurin poshtë tapetit, ashtu si shumë përpara meje, përgjigjja është po”, theksoi ai.

Shefi i Elizesë synon që deri në fund të këtij viti, mosha e daljes në pension të jetë 64 vjeç dhe jo 62, siç është aktualisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco