18-vjeçari që u vra për një njollë në këpucë

18-vjeçari që u vra për një njollë në këpucë

20:11, 21/03/2023

Një 18-vjeçar është vrarë në Itali për një njollë në këpucë. Mediat në vend raportojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:20 të së dielës në Napoli.

Adoleshenti shkeli pa dashje këmbën e dikujt tjetër dhe pa asnjë paralajmërim pa t’i drejtohej një armë para syve.

Pas 2-3 të shtënave, Francesco Pio Maimone rrëzohet në tokë.

E goditën në gjoks.

Disa miq të tij e dërguan në spital por për të ishte shumë vonë. 18-vjeçari ishte pa precedentë ndërsa në vendin e ngjarjes, mjekësia ligjore nuk gjeti gëzhoja, një shenjë se gjuajtësi përdori një revole.

Ngjarja ka prekur komunitetin në bashkinë e Napolit, kryebashkiaku i të cilit bëri të ditur se do e gjithë administrata do të jetë e pranishme në varrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco