Putini vlerëson planin kinez për paqen në Ukrainë/ Despotët betohen për ndihmë të ndërsjellë

Putini vlerëson planin kinez për paqen në Ukrainë/ Despotët betohen për ndihmë të ndërsjellë

20:00, 21/03/2023

Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se plani kinez për paqen në Ukrainë mund të shërbejë si bazë për fundin e luftës. Por ky plan, nuk i bën thirrje Rusisë që të largohet nga Ukraina. Ndërkohë, Putin dhe homologu kinez, Xi Jinping u angazhuan për ndihmë të ndërsjellë

BILD

Luftënxitësi Vladimir Putin dhe kreu i shtetit kinez dhe lideri i partisë, Xi Jinping, bënë një betim të përbashkët.

Dy despotët nënshkruan një marrëveshje në Moskë për të zgjeruar partneritetin e tyre strategjik deri në vitin 2030. Televizioni shtetëror rus transmetoi ceremoninë e nënshkrimit në Kremlin të martën.

Planifikohen stërvitje të përbashkëta ushtarake

Bashkëpunimi ushtarak duhet të forcohet gjithashtu: sipas një raporti mediatik, Rusia dhe Kina do të mbajnë rregullisht stërvitje të përbashkëta të forcave të tyre ajrore dhe detare.

Në një konferencë të përbashkët, Putin tha se janë nënshkruar dy marrëveshje për partneritet dhe për bashkëpunim strategjik mes dy fqinjëve.

Xi vlerësoi ‘bisedimet konstruktive’ me Putinin dhe foli për zgjerimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik me Rusinë.

Për shembull, Kina dëshiron të furnizojë Rusinë me më shumë teknologji elektronike. Është rënë dakord gjithashtu për furnizime shtesë me gaz natyror rus në Kinë, tha Putini.

Të dy shtetet duan të zgjerojnë lidhjet e tyre të transportit, duke përfshirë rrugët dhe urat.

Më herët gjatë negociatave, Putini i kishte premtuar ekonomisë fqinje të uritur për energji se do ketë një furnizim të besueshëm me naftë dhe gaz. Kompanitë rusë janë në gjendje të plotësojnë kërkesën në rritje të ekonomisë kineze për energji, tha Putini.

Deri në vitin 2030, furnizimi me gaz duhet të rritet në pothuajse 100 miliardë metra kub në vit. Përveç kësaj, do të ofrohen edhe 100 milionë ton gaz të lëngshëm, por edhe qymyr dhe lëndë djegëse bërthamore.

Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, Rusia si prodhues i madh i energjisë, u orientua gjithmonë e më shumë nga Azia pas kolapsit me tregjet evropiane. Kina po e merr energjinë me çmim të lirë.

Sipas Putinit, vëllimi i tregtisë mes Kinës dhe Rusisë arriti një rekord vitin e kaluar, në pothuajse 190 miliardë dollarë amerikanë. Për këtë vit, vlera pritet të rritet në më shumë se 200 miliardë dollarë amerikanë.

Kina konsiderohet aleate e ngushtë e Rusisë. Në të njëjtën kohë, Pekini deri më tani ka respektuar në masë të madhe sanksionet ndërkombëtare kundër Moskës për të mos u bërë vetë objektivi i masave ndëshkuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco