Prifti që humbi djalin në aksidentin e trenave: Kur hapa arkivolin…

Prifti që humbi djalin në aksidentin e trenave: Kur hapa arkivolin…

19:19, 21/03/2023

At Christodoulos Papaioannou foli për momentet e vështira që ka përjetuar ai dhe familja e tij, kur varrosën djalin 23-vjeçar i cili humbi jetën në aksidentin tragjik të trenave në Greqi.

‘Të rritësh një fëmijë sot nuk është një gjë e lehtë. Djali im ëndërronte të kishte familjen e tij,’ -u shpreh Papaioannou.

At Christodoulos iu referua edhe momenteve të para tragjike kur kuptuan se 23-vjeçari Kyprianos ishte në trenin fatal.

‘Ishte e martë mbrëma kur ai nuk po i përgjigjej telefonit. E fejuara e tij erdhi në shtëpi e shqetësuar dhe na tha se po e thërriste por ai nuk po përgjigjet. Ishte rreth orës 00:30 të mëngjesit. Kur pashë lajmin për përplasjen sikur më futën një thikë në zemër dhe s’kisha më gjak në trup’, tha prifti.

‘Pasi dolëm nga spitali i Larisës, kërkova të hapja arkivolin, për të parë djalin. Nuk e dija se çfarë do të shihja. Kur pashë fytyrën e tij, fillova të qetësohem sepse ishte Kyprianos’, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco