Ministri i Jashtëm gjerman: Nëse Putin vjen në vendin tonë, do ta arrestojmë dhe dorëzojmë në Hagë

Ministri i Jashtëm gjerman: Nëse Putin vjen në vendin tonë, do ta arrestojmë dhe dorëzojmë në Hagë

16:05, 19/03/2023

Ministri i Jashtëm gjerman Marco Buschmann, ka njoftuar se do të ekzekutojë urdhër-arrestin për presidentin rus Vladimir Putin nëse ai shkel në tokën gjermane.

Ai shtoi se në rast të ardhjes së Putinit, Gjykata Ndërkombëtare Penale do t’i drejtohet shpejt Interpolit dhe shteteve kontraktuese dhe do të kërkojë ekzekutimin e urdhrit, shkruan Yahoo News.

“Gjermania më pas do të jetë e detyruar të arrestojë Putinin dhe ta dorëzojë atë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare”, tha ministri gjerman, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se pardje Gjykata e Hagës lëshoi urdhër-arrest për Putinit me dyshimin se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve dhe transferimin e paligjshëm të njerëzve nga territori i Ukrainës në Federatën Ruse.

Përveç Putinit, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi gjithashtu urdhër arrest për komisioneren e tij për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova, me të njëjtat akuza për dëbim të paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Gjyqtarët e procedurës paraprake të ICC-së vlerësuan se ka “arsye të justifikueshme për të besuar se të dy të dyshuarit mbajnë përgjegjësi për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe transferimin e paligjshëm të popullsisë nga territoret e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, në dëm të fëmijëve ukrainas”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco