Uajoming bëhet shteti i parë në SHBA që ndalon pilulat e abortit

Uajoming bëhet shteti i parë në SHBA që ndalon pilulat e abortit

15:01, 18/03/2023

Pilulat e abortit janë metoda më e zakonshme për t’i dhënë fund një shtatzënie në Shtetet e Bashkuara. Projektligji i Uajomingut, i cili është miratuar nga legjislatura e kontrolluar nga republikanët, pritet të hyjë në fuqi prej 1 korrikut.

Aty nuk mbulohen pilulat që merren për parandalim të shtatzënisë menjëherë pas marrëdhënieve seksuale (morning-after pills), apo trajtimet që ekzistojnë për të mbrojtur një grua, shëndeti i së cilës është në rrezik.

Avokati i Sindikatës së Uajomongit për Liri Civile Amerikane, Antonio Serrano, e ka kritikuar projektligjin, duke thënë se “shëndeti i një personi, dhe jo politika, duhet të ndikojë në krijimin e vendimeve të rëndësishme mjekësore – përfshirë vendimin për të kryer abort”.

Uajoming është një prej vendeve të shumta në Shtetet e Bashkuara, ku është duke u sfiduar çështja e ndalimit të abortit, pas vendimit të Gjykatës Supreme për të përmbysur një vendim të vitit 1973 – të njohur si Roe v Wade – që legalizonte abortin.

Me vendimin e Gjykatës Supreme, aborti nuk është bërë me automatizëm ilegal në SHBA – mirëpo shtetet mund të vendosin nëse do të lejojnë diçka të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco