Policia bastis shtëpinë e Khan ndërsa ish-kryeministri i Pakistanit shkon në gjykatë

Policia bastis shtëpinë e Khan ndërsa ish-kryeministri i Pakistanit shkon në gjykatë

14:16, 18/03/2023

Islamabad, Pakistan – Policia e Pakistanit ka bastisur shtëpinë e ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan në Lahore, i cili po shkonte për në kryeqytetin, Islamabad, për një paraqitje në gjykatë.

Khan u thirr nga gjykata në lidhje me një çështje dhuratë shtetërore në të cilën ai do të paditej të shtunën. 

Menjëherë pas largimit të tij nga Lahore të shtunën, policia në kryeqytetin e provincës Punjab kreu bastisjen në rezidencën e tij, duke thyer portën e hyrjes dge hyri brenda.

Khan, kreu i partisë së Pakistanit Tehreek-e-Insaf (PTI), dënoi bastisjen dhe tha se ajo u krye ndërsa gruaja e tij ishte vetëm në shtëpi.

“Policia e Punjabit ka udhëhequr një sulm në shtëpinë time në Zaman Park ku Bushra Begum është vetëm. Sipas çfarë ligji e bëjnë këtë? Kjo është pjesë e Planit të Londrës, ku u morën zotimet për të sjellë në pushtet të arratisurin Nawaz Sharif, si kuid pro quo për të rënë dakord për një emërim”, shkroi Khan në Twitter.

Pamjet nga Lahore treguan policinë duke thyer portën e rezidencës së Khan pasi u përballën me rezistencën e mbështetësve të PTI. 

Një postim në Twitter i shpërndarë nga partia e tij tregoi se policia përdorte shkopinj ndaj mbështetësve.

Paraqitja e Khan në një gjykatë në Islamabad u sigurua pas disa ditësh dramatike në fillim të kësaj jave, kur policia nisi një operacion dy-ditor në rezidencën e tij për ta arrestuar pasi ish-kryeministri nuk u paraqit në gjykatë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco