Stoltenberg: Moska po përgatit një ofensivë të re

Stoltenberg: Moska po përgatit një ofensivë të re

10:50, 09/02/2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nuk ka asnjë shenjë se Rusia po përgatitet për paqe.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp të mërkurën me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Stoltenberg tha se Moska është duke përgatitur një ofensivë të re.

 “Fatkeqësisht, ne nuk shohim asnjë shenjë se Rusia po përgatitet për paqe. Përkundrazi, Moska po përgatitet për ofensiva të reja ushtarake.

Pra, ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës armët që i nevojiten për të rimarrë territorin dhe për të mbizotëruar si një komb sovran dhe i pavarur”, tha Stoltenberg.

Ndërkohë, forcat ruse kanë rifituar iniciativën në Ukrainë dhe kanë filluar ofensivën e tyre të radhës në rajonin lindor të Luhanskut, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Ofensiva në Luhansk vjen pas largimit të presidentit Volodymyr Zelensky për një vizitë në Britaninë e Madhe dhe në kryeqytet kryesore evropiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco