Përqafimi prekës i Zelenskit me gazetaren e BBC bëhet virale

Përqafimi prekës i Zelenskit me gazetaren e BBC bëhet virale

10:48, 09/02/2023

Një pamje prekëse nga vizita e djeshme e presidentit ukrainas në Londër po bën xhiron e internetit.

Dje të mërkurën, presidenti ukrainas shkoi në Britani, aleatin e tij më të ngushtë pas SHBA-së për sa i përket dhënies së ndihmës ushtarake. 

Në kuadër të vizitës së tij, kreu i qeverisë së Kievit u takua me ministrin britanik.

Më pas Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelensky dhanë një konferencë për shtyp, gjatë së cilës ky i fundit vendosi të sfidonte masat drakoniane të sigurisë dhe t'i "përqafonte" një gazetare bashkatdhetare të shërbimit ukrainas të BBC-së.

Gazetarja e BBC Ukrainës ishte ngritur në këmbë për t'i bërë pyetjen presidentit ukrainas, kur ajo papritmas i tha atij se do të donte ta përqafonte, por kjo  ndoshta nuk lejohej.

 "Pse jo;" Zelensky u përgjigj menjëherë, para se t'i afrohej gazetares dhe ata shkëmbyen një përqafim të ngrohtë, me Rishi Sunak duke buzëqeshur dhe duartrokitur në sfond.

Zelenski ndodhet në një turne surprizë në Evropë që nga e mërkura. 

Ky është udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt 2022, pas vizitës së parë në Uashington në dhjetor.

Pas vizitës së tij në Britani, Zelensky udhëtoi për në Francë, ku darkoi me Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Zelensky kërkoi nga Londra dhe Parisi që t'i sigurojnë vendit të tij avionë luftarakë "sa më shpejt të jetë e mundur" për të zmbrapsur sulmin rus.

Kujtohet se presidenti ukrainas dhe homologu i tij francez do të shkojnë sot në Bruksel nga Parisi për të marrë pjesë në samitin e BE-së, njoftoi presidenca franceze. Dy liderët priten në orën 10:00 (ora lokale) në kryeqytetin belg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco