Scholz: BE do t’i intensifikojë sanksionet kundër Rusisë

Scholz: BE do t’i intensifikojë sanksionet kundër Rusisë

08:23, 09/02/2023

BE-ja do t’i intensifikojë sanksionet kundër Rusisë në të ardhmen e afërt, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Bundestag.

“Bashkimi Evropian do të ashpërsojë sërish sanksionet kundër Rusisë deri në përvjetorin e fillimit të luftës”, tha ai.

Scholz vuri në dukje se ky do të jetë një ‘sinjal i qartë’ për palën ruse se synimet e saj në Ukrainë nuk janë të suksesshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco