Turqi, foshnja katëmuajshe shpëtohet pas 57 orësh nën rrënoja në Hatay - FOTO

Turqi, foshnja katëmuajshe shpëtohet pas 57 orësh nën rrënoja në Hatay - FOTO

08:16, 09/02/2023

Amasya- Foshnja 4 muajshe Ayşe e cila kishte mbetur nën rrënojat e një ndërtese të shembur në Hatay u shpëtua nga ekipet pas një periudhe 57 orë pas tërmetit, transmeton Anadolu Agency.

Në vazhdim janë punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e ndërtesave të shembura në Hatay pas tërmeteve me qendër qytetin Kahramanmaraş dhe të cilët kanë prekur 10 qytete të vendit.

Në kuadër të kësaj, gjatë punimeve të ekipeve që po shkonin në Hatay nga Qendra e Përgjithshme e Shoqatës ANDA u kryen kërkime në rrënojat e një ndërtese të shembur në lagjen Çetillik.

Ekipi që kreu punimet arriti të nxjerrë gjallë nga rrënojat pas rreth 57 orësh nga tërmeti foshnjën për të cilën u mësua se quhet Ayşe dhe për të cilën nuk është arritur kontakt me familjen e saj.

Foshnja iu dorëzua ekipeve të shëndetësisë dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco