Tërmetet në Turqi dhe Siri: Mbi 15.800 të vdekur, Erdogani vihet në qendër të kritikave

Tërmetet në Turqi dhe Siri: Mbi 15.800 të vdekur, Erdogani vihet në qendër të kritikave

07:26, 09/02/2023

Numri i viktimave nga tërmeti katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës ka shkuar në më shumë se 15,000.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin shëndetësor, pasi tragjedia e papërshkrueshme e tërmetit vdekjeprurës me mijëra viktima në Turqi dhe Siri, parashikon një krizë e re. 

Fakti që infrastruktura e të gjitha llojeve është shkatërruar pothuajse tërësisht në zonat e prekura, është thellësisht shqetësues për ekspertët, të cilët tani po e kthejnë vëmendjen e tyre nga Siria.

Shkak i mobilizimit të shëndetësisë është epidemia e kolerës , por edhe sëmundjet shumë të shpeshta të rrugëve të frymëmarrjes, që prekin Sirinë e cila do të përjetojë një shpërthim të ri, në mes të dimrit, siç parashikon stafi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. 

"Ka një krizë shëndetësore dytësore që ndodh më pas, pasi rreziqet themelore shëndetësore ka të ngjarë të përkeqësohen”, tha dje një zyrtar i OBSH-së, duke shtuar se “kemi një ndërprerje të madhe në furnizimin bazë me ujë. Kemi një ndërprerje të madhe në karburant, furnizim me energji elektrike”

Në të njëjtën kohë, i vetmi korridor që lidh Sirinë me Turqinë u bë dje i aksesueshëm për misionin e ndihmave humanitare, i cili kishte pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmetet. 

Sipas të njëjtit zyrtar, “ky tërmet, në krye të kësaj krize, është si stuhia e përsosur që askush nuk e ka dëshiruar kurrë”.

Kritikat ndaj qeverisë së Erdoganit  në orët e fundit e shtynë presidentin turk të pranonte se kishte "mangësi" pasi kufizoi aksesin në Twitter mes zemërimit në rritje për vonesën në zhvillimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit. 

Sipas presidentit turk, numri i të vdekurve të konfirmuar në Turqi u rrit në 9057, ku Erdogan deklaroi se "është koha për unitet, solidaritet". 

"Në një periudhë si kjo, unë nuk mund të merrem me njerëz që bëjnë fushata negative për interesa politike ," tha Erdogan, duke shtuar se nuk ishte e mundur të përgatiteshim për një fatkeqësi të tillë.

Pasojat e dhimbshme të tërmetit vdekjeprurës të Turqisë kanë goditur më tej ekonominë e saj, pasi tregu i aksioneve të Turqisë është zhytur me 15% në tre ditët e fundit. 

Pezullimi i djeshëm i operacioneve për bursën e Stambollit erdhi pothuajse si një gjë e natyrshme, pasi inflacioni arriti kulmin në 85.5% tetorin e kaluar përpara se të binte. 

Megjithatë, në janar çmimet ishin ende 57.7% më të larta se i njëjti muaj i vitit të kaluar, sipas Agjencisë Turke të Statistikave.

Më herët, presidenti turk kishte pranuar shqetësimin e publikut për reagimin e qeverisë, duke pranuar se shteti fillimisht "kishte disa probleme" në aeroporte dhe rrugë, por këmbënguli se situata tani ishte "nën kontroll".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco