VIDEO/ Foshnja 2 muajshe shpëtohet mrekullisht, po thithte dorën e tij kur u nxor nga rrënojat

VIDEO/ Foshnja 2 muajshe shpëtohet mrekullisht, po thithte dorën e tij kur u nxor nga rrënojat

14:26, 08/02/2023

Dyzetë e katër orë pasi tërmetet e fuqishme goditën Turqinë jugore, ekipet e shpëtimit nxorrën gjallë një foshnjë 2 muajshe të mërkurën nga rrënojat në provincën Kahramanmaras.

Muhammed Dogan Bostan, i cili u shpëtua nga rrënojat e tërmetit në rrethin Elbistan, u dërgua në një spital.

Foshnja Muhammed po thithte dorën e tij ndërsa po nxirrej nga rrënojat.

Edhe nëna e foshnjës, Ceren Bostan, është nxjerrë nga rrënojat pak më parë dhe është dërguar në spitalin aty pranë.

Të paktën 7,108 njerëz u vranë dhe 40,910 të tjerë u plagosën pas dy tërmeteve të forta të hënën që goditën Turqinë jugore, tha të mërkurën agjencia e vendit për fatkeqësitë.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaras, goditën 10 provinca dhe prekën më shumë se 13 milionë njerëz.

Disa vende të rajonit, përfshirë Sirinë dhe Libanin, ndjenë lëkundjet e forta që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco