Mbi 1500 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Turqinë dhe Sirinë

Mbi 1500 të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Turqinë dhe Sirinë

13:55, 06/02/2023

 

Më shumë se 1 mijë e 500 njerëz kanë vdekur dhe shpëtimtarët po vazhdojnë kërkimet për të nxjerrë të mbijetuarit nga rrënojat pas një tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë, duke lënë shkatërrime dhe mbeturina në secilën anë të kufirit.

Si një nga tërmetet më të forta që ka goditur rajonin në një shekull tronditi banorët rreth orës 4 të mëngjesit të së hënës, raporton CNN.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.8 ishte 23 kilometra  në lindje të Nurdagi, në provincën Gaziantep të Turqisë, në një thellësi prej 24.1 kilometrashtha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Rreth nëntë orë më vonë, një pasgoditje e madhe me magnitudë 7.5 goditi Turqinë.

Kjo goditje ndodhi rreth 95 kilometra në veri të tërmetit të parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco