Pse Turqia është një nga zonat më aktive në botë sa i përket tërmeteve

Pse Turqia është një nga zonat më aktive në botë sa i përket tërmeteve

12:17, 06/02/2023

E shtrirë në disa disa pllaka tektonike, Turqia është një nja zonat më aktive në botë sa i përket tërmeteve.

Shumica e vendit ndodhet në pllakën tektonike të Anadollit, e cila shtrihet në mes të dy pllakave të mëdha- atë të Euroazisë dhe Afrikës- dhe një të vogël, atë Arabe. Teksa këto dy pllaka të mëdha lëvizin, Turqia shtrydhet, pohojnë ekspertërt, shkruan BBC.

Kjo nënkupton se tërmetet dhe dridhjet janë të zakonshme në Turqi. Autoriteti shtetëror për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) regjistroi më shumë se 22 mijë tërmete në vitin 2022, teksa shumë prej tyre kanë pasoja në njerëz, përcjell Periskopi.

Tërmeti me më së shumti të vrarë kishte ndodhur në vitin 1999 në Izmit, ku kishin humbur jetën më shumë se 17 mijë njerëz pas tërmetit me magnitudë 7.6

Më shumë se 1,000 viktima deri tani numërohen në Turqi si pasojë e tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin dhe një pjesë të shtetit sirian.

Tërmeti katastrofik, ishte me magnitudë prej 7.8 shkallë të Rihterit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco