18 pasgoditje të regjistruara pas tërmetit të fuqishëm në Turqi

18 pasgoditje të regjistruara pas tërmetit të fuqishëm në Turqi

07:44, 06/02/2023

Të paktën 18 pasgoditje me magnitudë mbi 4 ballë janë regjistruar pas një tërmeti të fuqishëm që goditi Turqinë jugore herët të hënën, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS).

USGS tha se regjistroi shtatë tërmete me magnitudë mbi 5.

Pasgoditja më e fortë deri më tani u regjistrua vetëm 11 minuta pas tërmetit të parë dhe kishte një magnitudë 6.7, tha USGS.  

Ekspertët thonë se pasgoditjet e forta ka të ngjarë të vazhdojnë në orët dhe madje edhe ditët në vijim pas një tërmeti aq të fortë sa ai që përjetoi Turqia të hënën në mëngjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco