Numri i të vdekurve në Siri shkon mbi 100 - media shtetërore

Numri i të vdekurve në Siri shkon mbi 100 - media shtetërore

07:20, 06/02/2023

Më shumë se 100 njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në Siri, raportojnë mediat shtetërore. Tërmeti u ndje përgjatë bregut perëndimor të vendit nga Latakia deri në kryeqytetin Damask, njofton BBC.

Ai goditi gjithashtu rajonet e kontrolluara nga opozita përgjatë kufirit sirian-turk, ku aksesi në kujdesin shëndetësor është i kufizuar dhe shumë jetojnë në kushte të rrënuara.

Një video e shpërndarë në internet nga mbrojtja civile siriane vullnetare, Helmetat e Bardha, tregon operacionet e evakuimit dhe të ndihmës së parë që po zhvillohen në errësirë në rajonin në veri të Aleppos.

Shumë banorë janë ende të bllokuar në rrënoja, raportojnë mediat lokale. Ata po ashtu u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë në transportimin e viktimave në spitale.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco