Tërmet i fuqishëm 7,8 ballë godet Turqinë pranë kufirit sirian, qindra të vdekur, mbi 400 të plagosur

Tërmet i fuqishëm 7,8 ballë godet Turqinë pranë kufirit sirian, qindra të vdekur, mbi 400 të plagosur

07:00, 06/02/2023

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke bllokuar shumë të tjerë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 4:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit Gaziantep, njofton BBC.

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 76 vdekje deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin.

Në Siri, më shumë se 50 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim.

Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Në provincën Malatya, në veri-lindje të Gaziantep, të paktën 23 persona u vranë, thanë zyrtarët lokalë. Në Sanliurfa, në lindje, pati 17 vdekje. Dhe më shumë vdekje u raportuan në Dijarbakir dhe Osmaniye.

Rreth 440 persona u plagosën.

Një korrespondent turk i BBC-së në Dijarbakir, raportoi se një qendër tregtare në qytet u shemb.

Në Siri, media shtetërore raportoi shumë vdekje në rajonet e Alepos, Hama dhe Latakia.

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco