Dhjetëra të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, Erdogan: Shpresojmë ta tejkalojmë këtë fatkeqësi

Dhjetëra të vdekur nga tërmeti i fuqishëm në Turqi, Erdogan: Shpresojmë ta tejkalojmë këtë fatkeqësi

07:27, 06/02/2023
Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallë e ka goditur mbrëmë Turqinë dhe sipas CNN 17 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e këtij tërmeti.
Epiqendra e këtij tërmeti llogaritet të jetë 23 kilometra në lindje të Nurdagit, në provincën e Gaziantep.
Pas tërmetit të fuqishëm ka reaguar presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se ekipet e shpëtimi po bëjnë gjithçka për ta përballuar situatën.

“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, tha Erdogan.
Pas tërmetit të fuqishëm ka pasur edhe pasgoditje në Turqinë jugore dhe qendrore.
Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë ndodhi rreth 32 kilometra në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco