ANALIZA/ Çfarë fshihet pas balonës ‘spiune’ Kineze që fluturonte mbi SHBA, vendi komunist kërkoi të frikësonte dhe …

ANALIZA/ Çfarë fshihet pas balonës ‘spiune’ Kineze që fluturonte mbi SHBA, vendi komunist kërkoi të frikësonte dhe …

16:06, 05/02/2023

Një balonë “spiune” kineze fluturoi mbi qiellin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreth një javë, deri ditën e djeshme, kur u rrëzua nga një avion luftarak amerikan.

Sipas mediave të huaja, disa ekspertë argumentojnë se përfitimet për Kinën në aspektin e inteligjencës ka të ngjarë të jenë mjaft të kufizuara, por besohet se më shumë ajo u dërgua për t’i dhënë një mesazh Shteteve të Bashkuara, se me sa lehtësi arrihet të depërtohet brenda territorit amerikan.

Ka shenja se Kina është e angazhuar për të përmirësuar marrëdhëniet me SHBA-në, ose të paktën për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm. Përgjigja zyrtare nga Ministria e Jashtme ishte gjithashtu e drejtëpërdrejtë dhe përpiqej të shmangte një frymë konfliktuale.

Ky inciden dhe në veçanti koha në të cilën ai ndodhi, vetëm disa ditë përpara se sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken të vizitonte Pekinin, duket diçka si një kontradiktë çuditëse me përpjekjet dhe punën e vetë Kinës.

Një numër ekspertësh në këtë lloj teknologjie të balonave kanë argumentuar se përfitimet për Kinën në aspektin e inteligjencës ka të ngjarë të jenë mjaft të kufizuara, për shkak se shumica e objektivave të supozuar mund të vëzhgohen fare mirë nga satelitët spiunë.

Disa prej ekspertëve besojnë se ndoshta ishte vërtet një aksident që balona përfundoi aty ku ishte.

Ose ndoshta ishte një përpjekje më e vetëdijshme për të provokuar dhe frikësuar, për të vënë në siklet SHBA-në, për të treguar se me sa lehtësi u fut në hapësirën e saj ajrore.

Disa kongresmenë kanë spekuluar nëse ajo është dërguar për të testuar aftësitë e reagimit të Amerikës ose për të dërguar një mesazh se teknologjia e mbikëqyrjes e Kinës është e barabartë me atë të rivalit të saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco