'Kina po e përdorte balonën për të ‘mbikëqyrur vendet strategjike’ në SHBA'

'Kina po e përdorte balonën për të ‘mbikëqyrur vendet strategjike’ në SHBA'

08:47, 05/02/2023

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se balona e rrëzuar nga SHBA-ja mbi Oqeanin Atlantik të shtunën po përdorej nga qeveria kineze ‘për të mbikëqyrur vendet strategjike në Shtetet e Bashkuara kontinentale’.

Presidenti amerikan Joe Biden i dha autorizimin Pentagonit të mërkurën për ta rrëzuar balonën ‘sapo misioni të mund të realizohej pa rrezik të panevojshëm për jetën e amerikanëve nën shtegun e balonës’, tha Austin në një deklaratë pasi ushtria rrëzoi balonwn të shtunën.

‘Departamenti i Mbrojtjes zhvilloi opsione për të rrëzuar balonën në mënyrë të sigurt mbi ujërat tona territoriale, duke monitoruar nga afër rrugën e saj dhe aktivitetet e mbledhjes së inteligjencës’, vazhdoi Austin, duke shtuar se liderët ushtarakë u koordinuan me qeverinë kanadeze në mision.

‘Veprimi i qëllimshëm dhe i ligjshëm tregon se presidenti Biden dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare do të vënë gjithmonë sigurinë e popullit amerikan në radhë të parë duke iu përgjigjur në mënyrë efektive shkeljes së papranueshme të sovranitetit tonë nga Republika Popullore e Kinës’, tha Austin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco