Shqiptari dënohet me 20 vite burg në Francë

Shqiptari dënohet me 20 vite burg në Francë

17:54, 03/02/2023

Një 29-vjeçar shqiptar i paidentifikuar është dënuar me 20 vite burg nga gjykata e Assize Loire-Atlantique në Francë, pasi akuzohet për vràsjen e një të riu.

Sipas mediave franceze, shqiptari dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në bark një 22-vjeçar më 11 tetor të vitit 2019 duke e lënë të vdekur.

Mediat raportojnë se një ditë pas ngjarjes së rëndë, shqiptari ishte arratisur drejt Tiranës. Në paraburgimin e policisë, ai pranoi se ishte autori i krimit ndërsa ka mohuar se donte ta vriste të riun.

Gjykata përfundimisht e shpalli fajtor për vrasje dhe tentativë vrasjeje të dy miqve të viktimës, ndërsa drama kishte shkaktuar pasiguri në rrethin e Dervallières.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco