Arrestohen mbi 1800 burra në Indi për martesa me minorene

Arrestohen mbi 1800 burra në Indi për martesa me minorene

13:02, 03/02/2023

Policia në shtetin indian Asam i arrestoi mbi 1.800 burra për shkak të martesave ose dakordimit të martesave me minorene, me çka filloi aksioni i vazhdueshëm kundër kësaj praktike, deklaroi sot kryeministri i Indisë lindore, Himanta Bisva Sarma.

“Policia mbrëmë filloi me arrestimet. Janë arrestuar njerëz të cilët ndihmojnë që të regjistrohen martesa të tilla në tempuj dhe xhami. Martesat me fëmijë janë arsyeja primare për shtatzëninë e vajzave të mitura, gjë që është përgjegjëse për shkallën e lartë të vdekjeve tek nënat dhe foshnjat e sapolindura”, tha Sarma.

Kurorëzimi midis personave nën 18 vjeç është i paligjshëm në Indi, por ligji nuk respektohet. Sipas të dhënave të Fondit për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), thuajse 1,5 milionë vajza nën 18 vjeç çdo vit martohen në Indi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco