VIDEOLAJM/ Balona spiune kineze, Biden kërkoi që ta rrëzonin, por...

10:51, 03/02/2023

Një balonë gjigante mbikëqyrjeje është pikasur në qiellin amerikan prej ditësh.

Pentagoni konfirmoi se bëhet fjalë për një balonë spiune kineze.

Sipas Daily Mail, presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për këtë rast. Ai kishte sugjeruar se duhej të hapnin zjarr mbi balonë duke e rrëzuar.

Por zyrtarët e Pentagonit e kanë hedhur poshtë këtë ide. Sipas tyre, balona është sa tre autobusë dhe copat e saj mund të shkaktonin dëme në njerëz kur të bien nga qielli.

Avionët amerikanë janë ngritur në qiell dhe po monitorojnë nga afër lëvizjet e kësaj balone.

Balona spiune u pikas duke fluturuar në Billings të shtetit Montana, ku ndodhen disa prej bazave të raketave interkontinentale balistike.

Nuk është hera e parë që balona spiune pikasen mbi qiellin amerikan, por kjo ka qëndruar më gjatë se zakonisht.

Mediat amerikane thonë se balona po fluturon mbi disa zona të ndjeshme, por zyrtarët thonë se nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për mbledhje informacionesh të inteligjencës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco