Tre të vdekur dhe 21 të lënduar pas sulmeve në Donetsk të Ukrainës

Tre të vdekur dhe 21 të lënduar pas sulmeve në Donetsk të Ukrainës

20:41, 02/02/2023

Kërkimi gjatë natës në një ndërtesë banimi të bërë rrafsh nga raketat ruse ishe i vështirë për ekipet emergjente  ukrainase në Kramatorsk të Donetsk.

Ata para përdorimit të ekskavatorëve, në përpjekje për të mos i dëmtuar edhe më shumë trupat e zënë, gërmadhat fillimisht i hoqën me dorë.

Puna e kërkimit nënë rrënoja nuk u ndal as kur zbardhi dita.

Ekipet e shpëtimit hasën në tre trupa të pajetë dhe arritën të shpëtonin më shumë se 21 të tjerë që kishin marr plagë të rënda.

Administrata ushtarake rajonale e Donetsk tha se ende ka njerëz që mungojnë të cilët besohet që gjendjen ende nën rrënoja.

Por sipas ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, Rusia do shtojë sulmet e tilla në gjithë Ukrianën.

Reznikov pretendon se Vladimir Putin po përgatit një ofensivë të madhe që pritet të fillojë më 24 shkurt.

Ai tha se Moska ka grumbulluar mijëra trupa dhe se mund të “provojë diçka” për të shënuar përvjetorin e pushtimit, që nisi në shkurt të vitit të kaluar.

Prandaj shefi i mbrojtjes ukrainase  kërkoi përshpejtimin e procesit të ardhjes së tankeve gjermane e amerikane të cilat do ta ndihmojë në mbrojtjen e ukrainaseve para pranverës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco