Egjipt, 3 të vdekur dhe 32 të plagosur nga zjarri në një spital

Egjipt, 3 të vdekur dhe 32 të plagosur nga zjarri në një spital

08:27, 02/02/2023

Të paktën tre persona u vranë dhe 32 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një spital bamirësie në kryeqytetin Kajro, tha Ministria e Shëndetësisë egjiptiane në një deklaratë.

Aksidenti ndodhi në departamentin e radiologjisë të spitalit të vendosur në lagjen El Matareya dhe 12 ambulanca u dërguan në vendngjarje, sipas zëdhënësit të ministrisë Hossam Abdel-Ghaffar.

Të lënduarit kanë pësuar djegie, fraktura ose mbytje dhe shumica e tyre janë dërguar në spitalet e afërta, tha Abdel-Ghaffar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco