Kërcënime për sulm, Gjermania sot mbyll konsullatën në Stamboll

Kërcënime për sulm, Gjermania sot mbyll konsullatën në Stamboll

11:43, 01/02/2023

Konsullata e Gjermanisë në Stamboll do të qëndrojë e mbyllur sot për shkak të kërcënimeve për sulme në qytetin më të madh të Turqisë, njoftoi Ministria e Jashtme gjermane.

Gjermania ka paralajmëruar qytetarët e saj në Stamboll se rreziku i sulmit është veçanërisht i lartë në rrethin qendror Beyoğlu dhe rreth sheshit Taksim.

Ministria tha se masa për mbylljen e konsullatës u bë pas një “vlerësimi nga autoritetet e sigurisë” dhe u bëri thirrje qytetarëve gjermanë që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të shmangin vendet ku ka turma të mëdha.

Gjermania, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka, si dhe SHBA, kishin paralajmëruar tashmë qytetarët e tyre javën e kaluar për një rrezik në rritje të sulmeve në Turqi.

Turqia, nga ana e saj, ka paralajmëruar qytetarët e saj për sulme në Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco