Gjendet kapsula radioaktive e humbur në Australi

Gjendet kapsula radioaktive e humbur në Australi

08:20, 01/02/2023

Autoritetet në Australi thonë se kanë gjetur një kapsulë radioaktive e cila u zhduk javën e kaluar, shkruan BBC.

Shërbimet e urgjencës kishin “gjetur gjilpërën në kashtë”, deklaruan autoritetet në Australinë Perëndimore.

Një kërkim i madh u shkaktua kur objekti humbi teksa po transportohej përgjatë një rruge 1,400 kilometra nëpër Australinë Perëndimore.

Gjigandi i minierave, Rio Tinto, kërkoi falje për humbjen e pajisjes, e cila mund të kishte paraqitur një rrezik serioz nëse trajtohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco