Përshtatën një ish-fabrikë për të prodhuar kanabis me vlerë 1 milion paund, arrestohen shqiptarët në Britani

Përshtatën një ish-fabrikë për të prodhuar kanabis me vlerë 1 milion paund, arrestohen shqiptarët në Britani

10:22, 28/01/2023

Policia angleze ka vënë në pranga dy persona që ishin të implikuar në prodhimin e kanabisit në ambiente të mbyllura. Sipas dosjes së drejtësisë, droga e sekuestruar kapte vlerën e 1 milionë paund.

Të arrestuarit, Zef Gjoka dhe Dritan Mrozi identiteti i të cilëve është bërë publik nga policia angleze, kishin përshtatur një ish fabrikë për prodhimin e kanabisit, ku sipas përllogaritjeve vetëm pajisjet e ndriçimit kapnin vlerë 30 mijë paund.

Bimët - të cilat jepnin një peshë midis 50 kg dhe 100 kg - u zbuluan nga policia duke ekzekutuar një urdhër kontrolli në ish-fabrikën në Malvern Road, Knottingley më 14 nëntor të vitit të kaluar. Oficerët gjetën "një magazinë që ishte përshtatur për prodhimin e kanabisit", tha prokurori Carmel Pearson në gjykatën e Leeds Crown.

Avokati mbrojtës i Gjokës, Stranex u shpreh se ferma e kanabisit ishte ngritur përpara se Gjoka të dërgohej në të. "Ai e pranon se ajo që bëri ishte e gabuar, por e pa si një mundësi dhe një shans për të përmirësuar jetën e familjes së tij. Është qëllimi i tij kur të ketë vuajtur dënimin të kthehet në familjen e tij në Shqipëri".

Gjykatësi Alex Menary e burgosi Gjokën me tre vjet dhe Mrozin me dy vjet e gjysmë. Ata do të kryejnë gjysmën e atij dënimi përpara se të lirohen dhe të sillen për Shqipëri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco