Vdiq tre ditë më vonë, Biden i indinjuar pasi pa videon e rrahjes të një 29 vjeçarit nga 5 policë

Vdiq tre ditë më vonë, Biden i indinjuar pasi pa videon e rrahjes të një 29 vjeçarit nga 5 policë

07:25, 28/01/2023

Presidenti i SHBA Joe Biden tha dje të premten se ishte "i indinjuar" dhe "thellësisht i lënduar" pasi pa videon "e tmerrshme" të arrestimit të dhunshëm të Tire Nichols, një afrikano-amerikani 29-vjeçar që vdiq tre ditë më vonë. 

"Imazhet që u publikuan sonte do të shkaktojnë zemërim në popullatë dhe për arsye të mirë," pranoi zoti Biden në deklaratën për shtyp të lëshuar nga shërbimet e Shtëpisë së Bardhë, por shtoi se është e nevojshme që demonstratat që do të zhvillohen të jenë " paqësore".

Pesë policët që rrahën brutalisht të riun ndërsa e arrestuan për një shkelje të thjeshtë të rregullave të qarkullimit rrugor në Memphis (Tennessee) më 7 janar, të cilët janë gjithashtu me ngjyrë, janë hequr nga radhët e policisë dhe tashmë po përballen me ndjekjen penale për vrasje.

Sipas presidentit amerikan, familja e Tyree Nichols "meriton" një "hetim të menjëhershëm, të plotë dhe transparent".

Zoti Biden foli me familjen e të riut më herët dje dhe vlerësoi thirrjen e tyre që protestat të jenë paqësore. 

Ai vuri në dukje se foli me nënën dhe njerkun e Tyree Nichols, "u shprehu ngushëllimet e tij personale" atyre dhe "i admiroi për guximin dhe forcën e tyre".

I pyetur për rrezikun e shpërthimit të incidenteve të dhunshme në mitingje të ndryshme të organizuara në SHBA, veçanërisht në Memphis, zoti Biden u tha gazetarëve :

 "Unë jam padyshim shumë i shqetësuar, por mendoj se Roe Von Wells (s.a. nëna e Tyree Nicholls) bëri një lutje e fortë për qetësi.

Dy këshilltarë të presidentit diskutuan dje me kryetarët e 16 qyteteve ku ishin planifikuar protestat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco