“Mund të jem i ashpër”, Dodik eskalon duke e ofenduar përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar në Bosnjë

“Mund të jem i ashpër”, Dodik eskalon duke e ofenduar përfaqësuesin e lartë ndërkombëtar në Bosnjë

14:58, 26/01/2023

Kreu i Republika Srpska-s, Milorad Dodik tha se përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, është “gënjeshtar dhe mashtrues” pas paraqitjes së Schmidt në televizionin N1 . Schmidt tha se është i bindur se 9 janari i ardhshëm, festa antikushtetuese në RS, do të duket ndryshe.

“Ju e dini që unë mund të jem i sjellshëm, por edhe shumë i ashpër. Do të bëj disa gjëra me siguri”, tha Schmidt. Ai e këshilloi Dodikun të distancohet nga Putini dhe tha se para se ta dekoronte presidentin rus, duhej të kishte parë se çfarë po ndodh në rajon. Ai përmendi edhe qëndrimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq më 9 janar. 

Dodik iu përgjigj përfaqësuesit të lartë përmes llogarisë së tij në Twitter, duke e ofenduar dhe boshnjakët i etiketoi thjesht si myslimanë.

“Vetëm një mashtrues dhe gënjeshtar si Christian Schmidt mund të thotë se 9 janari u krijua nga viktimat. Por 1 marsi, i cili festohet me myslimanë nga pothuajse i gjithë trupi diplomatik, është dita kur një dasmë e pafajshme, një serb, u vra në zemët të Sarajevës në emër të Shtetit Islamik”, ka shkruar Dodik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco