Holanda shpërthen ndaj Serbisë dhe i bën thirrjen e fortë BE-së

Holanda shpërthen ndaj Serbisë dhe i bën thirrjen e fortë BE-së

12:51, 09/12/2022

Holanda kërkon që Komisioni Europian t’i ndërprejë negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE. Politikanët holandezë kërkojnë që të pezullohet udhëtimi pa viza i serbëve nëse Beogradi vazhdon ta ndjekë kursin e tij duke mos i vënë sanksione Rusisë.

Meda holandeze, NOS, raporton se VVD dhe PvdA, dy partitë politike në Amsterdam, duan që në Bruksel të propozohet një procedurë e re e pranimit të kandidatëve për anëtarësim në BE. 

Serbia është kandidate për anëtarësim në Bashkim Europian dhe për këtë arsye merr miliarda euro ndihme, ka shkruar deputeti i VVD-së, Van Wijngaarden. Në një mocion që ai do ta paraqesë sot bashkë me PvdA-në, palët shkruajnë se Komisioni Europian duhet të jetë në gjendje të merret me kandidatët për anëtarësim që nuk përshtaten me politikën e jashtme të Brukselit.

 “Serbia dëshiron të mbetet në favor të Rusisë dhe në të njëjtën kohë të bëhet anëtare e BE-së, me fjalë të tjera ta hajë atë në të dyja mënyrat”, tha anëtari i VVD-së, Van Wijngaarden. “Përveç kësaj, ata duan ta mbajnë udhëtimin pa viza, por vendi gjithashtu vepron si një port tranziti për migrantët e paligjshëm. Nëse qeveria serbe vazhdon ta ndjekë këtë kurs, si procesi i anëtarësimit në BE ashtu edhe udhëtimi pa viza për serbët duhet të pezullohet”.

 

Sipas deputetit të PvdA, Piri, politika e jashtme e përbashkët është një “reflektim i vlerave mbi të cilat është themeluar BE-ja: promovimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut”. Nëse një vend kandidat ka probleme me këto parime bazë, thotë se është “vetëm logjike të nxirren pasoja”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco