Lufta tregoi se rezervat e armëve të BE janë varfëruar shpejt nga investimi i pakët

Lufta tregoi se rezervat e armëve të BE janë varfëruar shpejt nga investimi i pakët

09:04, 09/12/2022

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka vënë nën presion, rezervat e armëve të BE-së dhe ka treguar se asaj i mungojnë aftësitë e rëndësishme për t'u mbrojtur nga kërcënimet e jashtme, tha të enjten Shefi i Politikës së Jashtme të bllokut, Josep Borrell.

“Kjo luftë kundër Ukrainës ka qenë një zgjim brutal për shumë prej nesh”, tha Borrell në një konferencë për mbrojtjen në Bruksel.

"Ne e kuptojmë se rezervat tona ushtarake janë varfëruar shpejt për shkak të viteve me pak investim."

Shtetet anëtare evropiane kanë derdhur armë me vlerë miliarda dollarë për të ndihmuar Kievin që të mbrohet kundër agresionit rus që nga fillimi i pushtimit në shkurt.

Sipas Borrell, sulmi në shkallë të plotë i Moskës ndaj fqinjit të saj ka ripërqendruar vëmendjen në fuqinë e mbrojtjes së vetë BE-së ,që vuajti nga mosshpenzimet për vite pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

"Ne e kuptojmë se na mungojnë aftësitë kritike të mbrojtjes. Na mungojnë aftësitë që na nevojiten për të mbrojtur veten nga një nivel më i lartë kërcënimesh," tha Borrell.

"Ne po përballemi me kërcënime, kërcënime reale, të  afërta dhe ato ka të ngjarë të përkeqësohen."

Shtetet anëtare të BE-së i kanë rritur shpenzimet e tyre ushtarake që kur Moska aneksoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe shkaktoi konfliktin në Ukrainën lindore në vitin 2014.

Por Borrell këmbënguli se 27 anëtarët e bllokut duhet të vazhdojnë të rrisin shpenzimet dhe të përmirësojnë prokurimin dhe investimet e tyre të përbashkëta në teknologji për të kompensuar mungesat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco