Rusia bën pakt me SHBA-në, basketbollistja që u kap me drogë shkëmbehet me ‘Tregtarin e Vdekjes’

Rusia bën pakt me SHBA-në, basketbollistja që u kap me drogë shkëmbehet me ‘Tregtarin e Vdekjes’

18:50, 08/12/2022

Duket se Brittney Griner më në fund do të lirohet nga burgjet ruse dhe do të ekstradohet në SHBA.

Basketbollistja e njohur e cila u kap me drogë në aeroportin rus në fillim të këtij viti u arrestua dhe nuk u ekstradua dot më parë pasi filloi lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Duket se tashmë dy shtetet më të fuqishme të botës kanë rënë në një pakt për të shkëmbyer të burgosurit.

Në këmbim të basketbollistes, në Rusi do të ekstradohet Viktor Bout, një nga tregtarët më të mëdhenj të armëve në botë, i njohur ndryshe edhe si “Tregtari i Vdekjes”.

Image

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jo Biden, i cili u shpreh se kishte folur vetë me Griner dhe se ajo ishte rrugës drejt SHBA-ve, ku do të vazhdojë pjesën tjetër të dënimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco