4 plagë në trup/ Sulmohet me thikë politikani turk, rival i Erdogan

4 plagë në trup/ Sulmohet me thikë politikani turk, rival i Erdogan

20:47, 07/12/2022

Kryetari i Partisë së Inovacionit dhe deputeti, Ozturk Yilmaz, është sulmuar ditën e sotme me thikë në zyrën e tij.

Sipas mediave vendase mësohet se Ozturk u godit me thikë nga një person i cili shkoi në zyrën e tij për ta takuar.

Menjëherë kryetari u dërgua në spital pasi mori dy plagë në këmbën e djathtë.

Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë autoritetet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit, i cili pas ngjarjes u largua menjëherë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco