Putin: Reziku i armëve bërthamore është në rritje

Putin: Reziku i armëve bërthamore është në rritje

17:18, 07/12/2022

Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se rreziku i një lufte bërthamore po rritej, por këmbënguli se Rusia nuk ishte "çmendur" dhe se ajo e sheh arsenalin e saj bërthamor si një parandalues thjesht mbrojtës.

Putin tha se Rusia do të mbrojë territorin e saj dhe aleatët e saj "me të gjitha mjetet në dispozicion", duke shtuar se ishin Shtetet e Bashkuara , jo Rusia , që kishin vendosur të ashtuquajturat armë bërthamore "taktike" në vende të tjera.

“Rusia do t’i mbrojë aleatët e saj me të gjitha mjetet që kemi. Rusia nuk ka armë taktike nukleare si vendet e tjera, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk flasim me gjuhën e përdorimit të armëve bërthamore.

Rusia s’po çmendet dhe as po del jashtë kontrolli. Ne kemi armët më të avancuara bërthamore por nuk bëjmë karshillëk me to. Moska i konsideron armët e këtij lloji si pengesë.”-tha Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco