Ukraina ndërpret operacionet kirurgjikale, shkak mungesa e energjisë elektrike

Ukraina ndërpret operacionet kirurgjikale, shkak mungesa e energjisë elektrike

22:57, 06/12/2022

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës u ka kërkuar zyrtarëve rajonalë që të marrin në konsideratë pezullimin e operacioneve jourgjente derisa situata energjetike brenda vendit të stabilizohet.

Tetë valë sulmesh ajrore ruse në infrastrukturën jetike në javët e fundit kanë dëmtuar rëndë rrjetin elektrik të Ukrainës dhe kanë çuar në ndërprerje emergjente dhe të planifikuara në të gjithë vendin.

Në një deklaratë të martën, ministria tha se spitalet po vazhdojnë të ofrojnë kujdes urgjent, por që operacionet e planifikuara duhet të pezullohen përkohësisht për të reduktuar barrën e sistemit mjekësor mes ndërprerjeve të mundshme në të ardhmen.

“Ato do të kryhen kur të stabilizohet gjendja e furnizimit me energji elektrike”, tha ai.

Ministria shtoi se vetëm një mjek do të jetë në gjendje të përcaktojë se sa urgjent është një operacion.

Operatori ukrainas i rrjetit Ukrenergo tha gjithashtu të martën se punëtorëve do t’u duheshin disa ditë për të rikthyer prodhimin e energjisë elektrike në nivele përpara valës së fundit të bombardimeve ruse të hënën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco