Franca po mendon t'i kthehet maskave në transportin publik

Franca po mendon t'i kthehet maskave në transportin publik

09:16, 06/12/2022

Vështirë se dikush mban më maskë në transportin publik në Francë, pavarësisht rekomandimeve të qeverisë për ta bërë këtë.

Po së fundi, Ministri francez i Shëndetësisë, François Braun, ka sugjeruar se vendi duhet t'i kthehet "zakoneve të mira të masës mbrojtëse". Ai e bëri komentin teksa vizitonte një spital në Paris.

“Unë po kërkoj që njerëzit të vendosin maskën në transportin publik, siç e kam thënë tashmë, në vendet ku jemi afër njëri-tjetrit. Le të kthehemi te zakonet e mira të masat mbrojtëse”.

Megjithatë, qytetarët thonë se janë të lodhur nga kufizimet pandemike.

Edy Paulo Miguel është një konsulent në LVMH. Ai foli për AFP në një stacion metroje në Paris:

"A duhet të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në transportin publik?! Kjo është një pyetje e madhe. Personalisht, mendoj se duhet të gjejmë një zgjidhje për t'u mësuar me COVID, sepse kemi përshtypjen se ai vjen e shkon, shkon e vjen. Mendoni se është pak e vështirë ta bësh atë të detyrueshëm sepse sot njerëzit janë ngopur me këtë situatë dhe për mua personalisht nuk duhet të jetë e detyrueshme."

Por me fillimin e dimrit, rastet e reja të gripit, COVID-19 dhe bronkitit po rriten, veçanërisht te fëmijët, dhe kjo tashmë po e vë nën presion, sistemin shëndetësor francez.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco