Bie 'mbështetja' e opinionit publik për luftën në Ukrainë

Bie 'mbështetja' e opinionit publik për luftën në Ukrainë

16:35, 04/12/2022

Mbështetja e opinionit publik rus për luftën në Ukrainë po bie ndjeshëm, tha Ministria britanike e Mbrojtjes, në buletinin e saj të përditshëm të dielën, duke cituar sondazhet e fundit në Rusi.

“Me Rusinë që nuk ka gjasa të arrijë suksese të mëdha në fushën e betejës në muajt e ardhshëm, mbajtja e miratimit edhe të heshtur të luftës në mesin e popullatës ka të ngjarë të jetë gjithnjë e më e vështirë për Kremlinin”, tha ajo.

Ministria vuri në dukje një raport nga një media e pavarur ruse që pretendonte akses në të dhënat e mbledhura nga Shërbimi Federal Mbrojtës i Rusisë për përdorim të brendshëm.

“Të dhënat treguan se 55% e rusëve favorizojnë bisedimet e paqes me Ukrainën, me vetëm 25% që pretendojnë se mbështesin vazhdimin e konfliktit”, tha ministria, pa identifikuar median ruse.

”Në fillim të luftës, rreth 80% e rusëve kishin mbështetur atë që Kremlini e quan një operacion special ushtarak”, theksoi ajo, transmeton atsh

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar informacione të marra nga shërbimet sekrete të vendit që nga fillimi i luftës, në fund të shkurtit, me synimin për të kundërshtuar raportet ruse dhe për të rritur mbështetjen për Ukrainën në Perëndim.

Moska akuzon Londrën për një fushatë dezinformimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco