Zelensky: Tavani 60 dollarë për naftën ruse ‘nuk është një vendim serioz’

Zelensky: Tavani 60 dollarë për naftën ruse ‘nuk është një vendim serioz’

08:48, 04/12/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kritikoi të shtunën kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për naftën ruse pas marrëveshjes së nënshkruar nga vendet e Bashkimit Evropian, G7 dhe Australia, duke thënë se nuk ishte një "vendim serioz", pasi Kievi ofroi një çmim dy herë më të ulët.

"Nuk është një vendim serioz për të vendosur një kufi të tillë për çmimet ruse, gjë që është mjaft komode për buxhetin e shtetit terrorist," tha ai në fjalimin e tij të filmuar.

“Është vetëm çështje kohe para se të përdoren mjete më të fuqishme gjithsesi. Është turp që kjo kohë të humbet”, theksoi ai.

Çmimi i një fuçi nafte ruse (nafta e papërpunuar Ural) aktualisht është duke lëvizur rreth 65 dollarë, pak mbi tavanin evropian, duke sugjeruar një ndikim të kufizuar në afatin e afërt.

Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale, tha më herët se tavani duhet të vendoset në 30 dollarë "për të shkatërruar më shpejt ekonominë e armikut".

Zelensky u ankua se bota tregoi dobësi duke vendosur një tavan prej 60 dollarësh, që sipas tij do të rriste buxhetin e Rusisë me 100 miliardë dollarë në vit.

"Këto para do të shkojnë për të destabilizuar më tej vetë vendet që tani po përpiqen të shmangin vendimet serioze," tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco