Në Arabinë Saudite pritet të ndërtohet një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë

Në Arabinë Saudite pritet të ndërtohet një prej aeroporteve më të mëdhenj në botë

08:06, 04/12/2022

Arabia Saudite po planifikon të ndërtoje një nga aeroportet më të mëdhenj në botë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Mbretit Salman, që do të ndërtohet në kryeqytetin Riyadh, do të ketë të paktën gjashtë pista paralele.

Sipas mediave të huaja, kjo do të bëjë të mundur kalimin e 185 milionë pasagjerëve çdo vit deri në vitin 2050.

I ndërtuar mbi aeroportin aktual ndërkombëtar “King Khalid”, struktura e re është projektuar nga Foster + Partners, të cilët e cilësuar si një “aerotropolis”.

Kjo nuk është risi për vendin që është shtëpia e aeroportit më të madh në botë, Aeroporti Ndërkombëtar Mbreti Fahd në Dammam, 250 milje në verilindje të Riyadh-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco