Zelenskyy i kundërpërgjigjet Elon Musk-ut: Hajde këtu që ta shikosh vetë e pastaj jep mend për luftën!

Zelenskyy i kundërpërgjigjet Elon Musk-ut: Hajde këtu që ta shikosh vetë e pastaj jep mend për luftën!

13:23, 01/12/2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka kritikuar sërish Shefin Ekzekutiv të Tëitter, Elon Musk, për propozimin e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë.

Musk krijoi polemika në tetor pasi i debatoi sugjerimet për negociatat e luftës në Ukrainë, në një sondazh në Twitter.

Miliarderi amerikan kishte propozuar që Krimea të mbetej pjesë e Rusisë dhe që referendumet e mbikëqyrura nga OKB-ja të mbaheshin në katër rajone të Ukrainës jugore.

Musk tha gjithashtu se Ukraina duhet "të qëndrojë neutrale", dhe në postimet e mëvonshme në Tëitter tha se "fitorja për Ukrainën nuk ka gjasa”.

Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë i kanë kritikuar referendumet "ilegale" të aneksimit të mbajtura nga Rusia në Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia. Gadishulli i Krimesë ishte aneksuar që në vitin 2014.

Duke folur përmes video-konferencës në “DealBook” të New York Times, Zelenskyy përsëriti kritikat e tij ndaj Musk dhe e inkurajoi themeluesin e Tesla dhe SpaceX të vizitonte vendin e tij të shkatërruar nga lufta.

"Unë mendoj se dikush ka ndikim mbi të ose po  nxjerr përfundime të veta," tha Zelenskyy.

"Nëse doni të kuptoni se çfarë ka bërë Rusia këtu, ejani në Ukrainë dhe do të shihni gjithçka vetë. Dhe pastaj do të më tregoni se si t'i jap fund kësaj lufte, kush e filloi atë dhe kur mund të përfundojë".

Presidenti ukrainas i ishte kundërpërgjigjur fillimisht Musk në tetor me një sondazh të vetin në Tëitter, ku pyeste nëse njerëzit preferonin një Elon Musk që "e mbështet Ukrainën" apo një Eloon Musk që "mbështet Rusinë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco