Kina lehtëson masat anti-Covid pas protestave masive

Kina lehtëson masat anti-Covid pas protestave masive

10:36, 01/12/2022

Kina pritet të ndryshojë masat anti-Covid pas protestave masive. Në dhjetra rrethe në Shangai dhe Guangzhou, qytete që kanë regjistruar rritje të rasteve janë lehtësuar masat.

Zëvendëskryeministri i vendit njoftoi gjithashtu se vendi po përballet me një “situatë të re”. Trazirat nisën si pasojë e një zjarri që ra në një bllok në rajonin perëndimor të Xinjiang, duke shkaktuar 10 viktima javën e kaluar.

Shumë kinezë besojnë se kufizimet e Covid në qytet ishin shkaku megjithëse autoritetet e mohojnë këtë. Pas heqjes së masave të bllokimit në shumë zona të Guangzhou, Lijin Hong, një profesor i asociuar në Universitetin Sun Yat-sen, tha se “do të duhej pak kohë që qyteti të merrte veten.

Kina ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave në ditët e fundit, me më shumë se 36,000 raste të mërkurën.

Sidoqoftë, shifrat janë të vogla për një vend me 1.4 miliardë banorë dhe zyrtarisht pak më shumë se 5,200 viktima që nga fillimi i pandemisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco