Rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut pushtojnë autostradën në Brazil

Rrëshqitje vdekjeprurëse të dheut pushtojnë autostradën në Brazil

09:26, 01/12/2022

Një rrëshqitje dheu në një autostradë në Brazilin jugor ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënë dhjetëra të zhdukur.

Një përrua balte ra në autostradën BR-376 në shtetin Parana, duke goditur të paktën 16 automjete, thanë autoritetet, shkruan BBC. 

Punonjësit e shpëtimit në vendngjarje thanë se moti i keq dhe lokacioni i largët po ndërlikonin përpjekjet e kërkimit.

Autoritetet lokale thanë në një konferencë për shtyp se 30 deri në 50 persona mund të rezultojnë të zhdukur.

Shërbimet e urgjencës kanë lokalizuar gjashtë të mbijetuar, përfshirë kryetarin e bashkisë së qytetit bregdetar të Guaratuba, Roberto Justus.

Në një video të postuar në mediat sociale, Justus tha se ishte "i gjallë me hirin e Zotit", sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Ka shqetësime se mund të ketë rrëshqitje të mëtejshme dheu me shërbimin kombëtar të motit INMET që lëshon paralajmërime për shi të dendur për shumë shtete në Brazil.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco