Zemin ishte 'në akull', lajmin e vdekjes e nxorën prej protestave në Kinë

Zemin ishte 'në akull', lajmin e vdekjes e nxorën prej protestave në Kinë

20:16, 30/11/2022

Nga Julian Roepcke, BILD

Kjo vdekje erdhi si surprizë për shumëkënd- sepse mund të kishte ndodhur shumë vite më parë.

Ish-diktatori i Kinës, Jiang Zemin ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Kjo u njoftua nga qeveria e Kinës të mërkurën. Jiang mori detyrën pasi shtypi lëvizjen pro-demokracisë në sheshin Tiananmen të Pekinit në vitin 1989 dhe e bëri Kinën një superfuqi ekonomike dhe ushtarake deri në vitin 2003.

Ish-presidenti nuk është shfaqur në publik prej vitesh, duke nxitur spekulimet se regjimi po e fshihte vdekjen e tij. Një person i brendshëm i tha BILD se ai ‘ishte vendosur në akull’. Ai gjithashtu mungoi në kongresin e partisë në tetor.

“Në qarqet perëndimore është diskutuar gjerësisht se Jiang Zemin ka vdekur në të vërtetë disa kohë më parë,” tha për BILD eksperti i Kinës, Jakub Janda. “Është e vështirë të vlerësohet shkalla në të cilën udhëheqja kineze e ka manipuluar informacionin, por duke pasur parasysh historinë e tyre me mashtrimet publike, nuk do të ishte një befasi”.

Arsyeja për gënjeshtrën e supozuar të udhëheqjes komuniste është se diktatori Xi Jinping, donte ta shfrytëzonte politikisht vdekjen e paraardhësit të tij, pasi Jiang ishte për një shoqëri pak më të hapur kineze në vitet ’90. “Ka shumë të ngjarë që udhëheqja kineze të përdorë shpalljen e vdekjes si një arsye tjetër për të shtypur protestat,” paralajmëron eksperti kinez, Janda.

Por ndryshe e sheh Charles Burton, këshilltar i Ministrisë së Jashtme kanadeze.

Eksperti i Kinës, i cili ka punuar në ambasadën kanadeze në Pekin gjatë mandatit të Jiang, tha për BILD: “Njoftimi i sotëm për vdekjen e Jiang vjen në një kohë të rrezikshme për Xi Jinping dhe mund të jetë një shenjë se Xi është në telashe serioze politike”.

Vdekja e ish-diktatorit do ta bëjë edhe më të qartë ‘shtypjen represive të lirive individuale nga Xi Jinping dhe refuzimin e ashpër e absolut të Xi ndaj politikave të Jiang për një shoqëri dhe ekonomi më të hapur për Kinën në vitet ‘90’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco