Ndërron jetë ish-presidenti kinez Jian Zemin

Ndërron jetë ish-presidenti kinez Jian Zemin

17:38, 30/11/2022

Ish-presidenti kinez Jian Zemin, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, raportojnë mediat kineze.

Ai ndërroi jetë pak pas mesditës, pasi vuante nga leukemia, transmeton Telegrafi.

Zemin ishte një nga figurat kryesore në historinë kineze në dekadat e fundit.

Mbikëqyri dorëzimin paqësor të Hong Kongut në 1997, por u kritikua për qëndrimin e tij të ashpër ndaj sektit fetar Falun Gong në vitin 1999.

Jiang erdhi në pushtet pas ngjarjeve në Tiananmen. Këto ngjarje ndezën një luftë të ashpër për pushtet në krye të Partisë Komuniste Kineze midis atyre të linjës së ashpër dhe reformatorëve.

Ai u zgjodh si një lider që besohet se bashkon vijën e ashpër dhe politikanët më liberalë.

Kur u emërua zyrtarisht si pasardhësi i Deng Xiaoping në vitin 1989, Kina ishte në fillimet e modernizimit të ekonomisë së saj.

E kur u largua nga presidenca në 2003, Kina ishte bërë anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe kishte fituar ofertën e saj për Lojërat Olimpike të Pekinit 2008.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco