Kroacia drejt eurozonës, miraton buxhetin e parë në euro

Kroacia drejt eurozonës, miraton buxhetin e parë në euro

17:27, 30/11/2022

Kroacia, e cila do të hyjë në eurozonë më 1 janar, miratoi buxhetin e saj të parë në euro të martën, kështu duke synuar një deficit të përgjithshëm prej 2.3% të prodhimit të brendshëm bruto bazuar në parashikimin e rritjes ekonomike prej 0.7% për vitin 2023.

Buxheti u miratua me 77 vota pro dhe 50 kundër në parlamentin prej 151 deputetë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

“Ky është buxheti i parë i Kroacisë në euro”. tha ministri i Financave Marko Primorac teksa prezantoi planet buxhetore.

“Futja e euros do të forcojë ekonominë tonë, do të jetë një spirancë stabiliteti, do të na bëjë më rezistent dhe më të mbrojtur nga goditjet dhe krizat e jashtme dhe do të kontribuojë në përmirësimin e klimës së investimeve”, u tha Primorac ligjvënësve.

Në korrik, ministrat e financave të Bashkimit Evropian miratuan zyrtarisht përdorimin e euros në Kroaci, që është edhe vend anëtar i BE-së që nga viti 2013. Kroacia u bë edhe anëtari i 20-të i monedhës së përbashkët euro.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, tha se buxheti synon të zbusë efektet e krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, të ruajë rritjen dhe të ruajë stabilitetin social.

Të ardhurat totale të buxhetit parashikohen në 24.9 miliardë euro. Shpenzimet janë vendosur në 26.7 miliardë euro, 2.1 miliardë euro më shumë nga ky vit, për shkak të një rritjeje në programet sociale dhe zhvillimore të qeverisë.

Rritja ekonomike prej 5.7% që pritet këtë vit parashikohet të bjerë në 0.7% në vitin 2023, ndërkohë që borxhi publik synohet të ulet në 67.9% të PBB-së nga 70.2% këtë vit.

Inflacioni, i cili parashikohet në 10.4% këtë vit, shihet të bjerë në 5.7% në 2023.

Ligjvënësit e opozitës kanë propozuar 430 ndryshime në buxhet, por qeveria pranoi vetëm 10.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco